Pazhmanfarr: Marshi i Arbainit, përgjigje pragmatike ndaj islamofobisë
(last modified Sat, 19 Nov 2016 15:10:21 GMT )
Nëntor 19, 2016 16:10 Europe/Tirane
  • Pazhmanfarr: Marshi i Arbainit, përgjigje pragmatike ndaj islamofobisë

Kryetari i komisionit kulturor në Parlamentin Islamik të Iranit theksoi rëndësinë e marshit të Arbainit dhe deklaroi se ky marsh është përgjigje pragmatike ndaj islamofobisë,

Nasrullah Peshmanfarr në një intervistë me agjencinë e lajmeve ISNA, tha: "Ne, si mysliman dhe veçanërisht si myslimanë shiitë në atmosferën globale aktualisht jemi bërë objekt i një sulmi të gjerë disa grupe ekstremiste të cilat po kërcënojnë edhe sigurinë e të gjithë botës. Një sulm mediatik ka nevojë për një përgjigje pragmatike. Marshi i Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) është një përgjigje pragmatike ndaj përpjekjeve që synojnë të krijojnë atmosfera të caktuara kundër kulturës islame dhe sidomos kundër myslimanëve shiitë, ky marsh është përgjigja më e mirë ndaj islomofobisë dhe përpjekjeve për përhapjen e urrejtjes ndaj myslimanëve shiitë. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mbështesim këto lëvizje botërore dhe të kemi gjithashtu programe sistematike në këtë drejtim në mënyrë që myslimanët të paraqesin një imazh nga feja islame ashtu siç e meriton ajo përpara botës dhe njëkohësisht të mënjanohen akuzat që bëhen kundër botës islame. Vet fakti se myslimanët ndjekës të shkollave të ndryshme marrin pjesë në një marsh të tillë përkrah njëri-tjetrit, mund të ketë shumë dobi në fusha të ndryshme dhe të shqyrtojnë çështjet përkatëse të botës islame. Aktualisht regjimi sionist kryen shumë veprime kundër myslimanëve, të cilët duhet të jenë në qendër të vëmendjes së  botës islame. Ky tubim mund të jetë një rast për tu përkushtuar ndaj çështjeve të shoqërisë islame. Çështja e sigurisë është një prej çështjeve serioze e cila kërkon përkushtim serioz të organeve përkatëse dhe nuk duhet lejuar që disa faktorë për qëllimet e tyre, të prishin sigurinë.

Tags