Ceremoni zie me rastin e Arbainit husejnian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35722-ceremoni_zie_me_rastin_e_arbainit_husejnian
Në natën e Arabainit husejnian, Irani islamik është zhytur në zi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 19, 2016 19:22 Europe/Tirane
  • Ceremoni zie me rastin e Arbainit husejnian

Në natën e Arabainit husejnian, Irani islamik është zhytur në zi.

Dita e nesërme (e diele), 20 Sefer e vitit 1438 h.k. që përkon me 20 nëntor 2016, është dita e Arbainit husejnian. Imam Husejni (as) u martirizua në Qerbela në 10 Muharrem të vitit 61 h.k. në moshën 57 vjecare. Në këtë ditë milion vizitorë shkojnë në Qerbela, në vendin ku u martirizua Imam Huseinit (a.s.) dhe shokët e tij besnikë. Ata me dashuri, sinqeritet dhe pa frikë nga kërcënimet terroriste që ekzistojnë, ecin në këmbë me dhjetëra dhe disa me qindra kilometra derisa të arrijnë në Qerbela. E vetmja tragjedi e pavdekshme në histori, është tragjedia e Ashuras. Kjo është për arsye se Imam Huseini (a.s.) ka bërë kryengritje për ripërtëritjen e fesë së Zotit dhe pasi feja e Zotit nuk vdes, nuk vdes as ripërtëritësi i fesë dhe emri i tij gjithmonë mbetët gjallë.