Zimbajtja e Arbainit në prani të Ajetullah Khamenei
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35788-zimbajtja_e_arbainit_në_prani_të_ajetullah_khamenei
Studentët e dashuruar në Imam Husejnin (a.s.) në Iranin Islamik me rastin e Arbainit të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë, kanë organizuar një ceremoni të zimbajtjes në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 20, 2016 12:51 Europe/Tirane
  • Zimbajtja e Arbainit në prani të Ajetullah Khamenei

Studentët e dashuruar në Imam Husejnin (a.s.) në Iranin Islamik me rastin e Arbainit të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë, kanë organizuar një ceremoni të zimbajtjes në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Zyra informative e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se në këtë ceremoni të zimbajtjes kanë marrë pjesë studentët e universiteteve të ndryshme të Iranit. Në këtë ceremoni gjatë një fjalimi, Khuxhetul-Islam Penahjan deklaroi se nevojë më kryesore e shoqërisë është krijimi i strukturave nën mbikëqyrjen e Velajatit dhe forcimi i lidhjeve fetare, politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore mes besimtarëve. Ai shtoi se grupet studentore janë shembull i suksesshëm i strukturave të tilla që ndjekin rrugën e Velajatit. Mësimi më i rëndësishëm i marshit të Arbainit është tubimi i besimtarëve myslimanë për manifestimin e unitetit mes myslimanëve nga miliona myslimanë të vendeve të ndryshme. Ndjekja e këtij uniteti në të gjitha sferat e jetës shoqërore krijon rrethanat për bashkëpunim dhe solidaritet më të madh mes besimtarëve myslimanë në shoqërinë islame.