Polonia synon hapjen e zyrës së tregtisë në Iran
Nëntor 21, 2016 20:26 Europe/Tirane
Zv/ministri polak i ekonomisë, deklaroi se Polonia do të hapë zyrën e zhvillimit të tregtisë në qytetin Esfehan në qendër të Iranit.
Tadeush Kushcinski, zv/ministri i ekonomisë së Polonisë, në një takim të grupit të miqësisë Iran-Poloni në Esfehan, theksoi se njohja e Iranit dhe Polonisë me njëri-tjetrin, do të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit afatgjatë mes dy vendeve në të gjitha fushat. Ai shtoi se gjatë vizitës në Esfehan synon që të propozojë që qyteti i Esfehanit të bëhet simotër e qytetit historik Krakov në Poloni, dhe shtoi se padyshim kjo do të ndikonte në zgjerimin më të madh të marrëdhënieve mes dy vendeve në industrinë e turizmit.
Tags