Irani dënon ashpër sulmin terrorist në Kabul
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sulmin terrorist kundër zimbajtësve husejnianë në një xhami të Kabulit dhe shprehu shqetësimin e Iranit për zgjerimin e terrorizmit në rajon.
Z. Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi se vetëm nëpërmjet mobilizimit të të gjithë BN do të jetë e mundur zhdukja e terrorizmit në rajon dhe në botë. Duke folur mbi përkrahjen e fshehtë e të hapur të disa vendeve për grupet terroriste e takfiriste, për t’i shfrytëzuar ato si mjete për arritjen e qëllimeve afatshkurtra, z. Kasemi theksoi se të tilla qëndrime janë faktor i zgjerimit të akteve terroriste kundër popujve të rajonit dhe nuk do të kenë rezultat tjetër veç përhapjes së zjarrit të krizave dhe konflikteve në rajon dhe në botë. Të paktën 50 persona u martirizuan dhe 70 të tjerë u plagosën në një shpërthim terrorist të ndodhur sot në një xhami shiite në Kabul dhe përgjegjësia për këtë sulm terrorist është marrë nga grupi terrorist takfirist ISIS.