Ruhani: Ceremonia e Arbainit, demonstrim i mëshirës hyjnore
(last modified Tue, 22 Nov 2016 05:55:14 GMT )
Nëntor 22, 2016 06:55 Europe/Tirane
  • Ruhani: Ceremonia e Arbainit, demonstrim i mëshirës hyjnore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se madhështia e pashembullt dhe e pavdekshme e ceremonisë së Arbainit, është demonstrim i mëshirës hyjnore dhe tha se kjo madhështi dhe bukuri është shpërblim për padrejtësinë që u bë ndaj Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnik dhe është rezultat i durimit të familjes së Imam Husejnit (a.s.) përballë njerëzve të degjeneruar të kohës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të hënën pasdite në mbledhjen e Qeverisë së Iranit, vuri në dukje organizimin në nivel të gjerë të marshit të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) me pjesëmarrje të miliona besimtarëve myslimanë dhe dashamirësve të Imam Husejnit (a.s.) të dielën në Irak dhe e quajti atë një ngjarje shumë të rëndësishme, prandaj vlerësoi lartë punën e të gjithë faktorëve organizativ të kësaj ceremonie. Z. Ruhani në vazhdim tha se në historinë e Iranit ishte e paparë që brenda një periudhe të shkurtë mbi 2 milionë qytetarë të shkojnë për të vizituar vendet e shenjta, prandaj vlerësoi punën e të gjitha organeve dhe faktorëve përkatës organizativ në Iran si dhe bashkëpunimin e Qeverisë dhe popullit të Irakut. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit u shpreh optimist se kjo ceremoni madhështore e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e gjerë të të gjithë besimtarëve myslimanë, të krijojë rrethanat e përshtatshme për zgjerimin dhe forcimin e unitetit të umetit islam.

Tags