Deklarata e liderit suprem në takim me presidentin e Sllovenisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36037-deklarata_e_liderit_suprem_në_takim_me_presidentin_e_sllovenisë
Lideri suprem i revolucionit islamik sot u takua me presidentin e Sllovenisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2016 17:07 Europe/Tirane
  • Deklarata e liderit suprem në takim me presidentin e Sllovenisë

Lideri suprem i revolucionit islamik sot u takua me presidentin e Sllovenisë.

Në këtë takim Ajetollah Khamenei pasi foli mbi ngjarjet e dhimbshme dhe të hidhura të rajonit dhe mbi rolin e disa fuqive të caktuara për të imponuar destabilitet dhe luftë në rajon tha se Republika Islamike e Iranit luan një rol aktiv në kërkesën drejtuar vendeve të pavarura duke u bërë thirrje atyre të mos qëndrojnë të heshtur dhe nënshtruar. Në takim me Barut Pahor president i Sllovenisë, lideri suprem i revolucionit islamik tha se konfliktet në perëndim të Azisë dhe krijimi i grupeve terroriste si ISIS është rezultat i ndërhyrjes së disa fuqive të caktuara. Është përgjegjësi e të gjitha vendeve që të shuajnë zjarrin e luftimeve dhe Republika Islamike e Iranit përkundër propagandës që bëhet kundër saj, bën përpjekje në këtë drejtim por pa ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, tha në fjalën e tij lideri suprem. Ajetollah Khamenei, koalicionin amerikan kundër ISIS e cilësoi një koalicion të pasuksesshëm dhe duke përmendur faktorët e dështimit të këtij koalicioni tha: Së pari amerikanët nuk kanë ndonjë program për të çrrënjosur përfundimisht grupin ISIS dhe ashtu siç ka vepruar Anglia në kohën e kolonializmit të Indisë, Amerika ISIS-in kërkon ta përdor si Kashmirin, me qëllim që ashtu si dy vendet India dhe Pakistani të qëndrojnë gjithmonë në tension dhe konflikt, edhe ISIS të mbahet në mes të Irakut dhe Sirisë. Nga ana tjetër amerikanët nuk janë të interesuar që të zgjidhin përfundimisht çështjen e ISIS dhe kjo ka shkaktuar vuajtje dhe probleme të jashtëzakonshme për gjendjen në Irak dhe në Siri. Ajetollah Khamenei pasi përmendin pasojat e destabilitetit në rajonin e Azisë perëndimore tha se një prej këtyre pasojave është çështja e emigracionit dhe shtoi se në kohën kur vendet evropiane nuk mund të strehojnë me dhjetëra mijëra emigrantë, Irani prej vitesh strehon dhe u ofron shërbime rreth 3 milion emigrantëve afganë duke u plotësuar atyre kushtet për jetesë dhe arsimim. Lideri suprem foli edhe për bombardimet e gjata prej 1 viti e 8 muaj të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe tha se qeveritë e pavarura duhet të përballen me të tilla zhvillime të hidhura, pasi presioni që ushtrohet ndaj një kombi dhe një populli bëhet shkak për vuajtjet dhe dhimbjet e të gjithë njerëzimit. Lideri suprem i revolucionit islamik theksoi zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe kritikoi ashpër palët e tjera për moszbatimin e angazhimeve të tyre.