Dehkani: Idetë e ISIS, kërcënimi më i rrezikshëm për botën
Zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se idetë takfiriste dhe ekstremizmi i dhunshëm i ISIS janë sfida të komplikuara të botës së sotme, prandaj lufta kundër tyre ka nevojë për bashkëpunim në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamhusejn Dehkani të mërkurën në një takim me titull "OKB dhe Organizata për Bashkëpunim të Shanghait: lufta e përbashkët me kërcënimet dhe sfidat", deklaroi se bashkëpunimi mes OKB dhe Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait mund të ndihmojë për rritjen e dinamizmit të luftës kundër terrorizmit, kundër trafikimit të drogës, mund të ndihmojë vendosjen dhe mbrojtjen e paqes, luftën kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, luftës kundër terrorizmit kibernetik dhe parandalimin e emigrimit ilegal. Zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në vazhdim tha gjithashtu se Irani si një anëtar vëzhgues në Organizatën për Bashkëpunim të Shanghait, për më shumë se një dekadë ka ndjekur me vëmendje aktivitetin e kësaj organizate dhe ka patur marrëdhënie të forta me këtë organizatë dhe me vendet anëtare të saj. Nga pikëpamja e Iranit, terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe sidomos kërcënimi i ISIS dhe i ideve takfiriste janë kërcënimet më të rrezikshme për botën e sotme. Prandaj Irani beson se bashkëpunimi mes OKB dhe Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait mund të ndihmojë luftën kundër këtyre kërcënimeve,- theksoi ndër të tjera z. Gholamhusejn Dehkani, zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB.