Prania e Iranit në ujërat ndërkombëtare synon kundërshtimin e iranofobisë
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se prania e forcave detare iraniane në ujërat ndërkombëtare synon përcjelljen e mesazhit të paqes dhe mirësisë dhe kundërshtimin e iranofobisë që nxitet nga armiqtë e popullit iranian.
Admiral Habibollah Sajari, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha se forcimi i lidhjeve me vendet fqinje, demonstrimi i potencialit dhe fuqisë detare është një tjetër qëllim i pranisë së forcave iraniane në ujerat ndërkombëtare. Ai shtoi se kjo prani bazohet plotësisht në ligjet ndërkombëtare. Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha se njësia 44 e Flotës ushtarake detare të Iranit është drejtuar për në gjirin Aden për të garantuar sigurinë e anijeve tregtare iraniane dhe të huaja e në veçanti të tankerëve të naftës që rrezikohen nga piratët.