Admiral Sajari: Prania në ujërat ndërkombëtare ka qëllim përballjen me iranofobinë
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Iranit ka deklaruar se prania e forcave detare të Iranit në ujërat ndërkombëtare ka për qëllim asgjësimin e komploteve iranofobiste dhe dërgimin e mesazhit të paqes dhe miqësisë.
Admiral Habibullah Sajari, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, tha se forcimi i kontakteve me vendet fqinjë, demonstrimi i forcës dhe kapaciteteve përkatëse, janë qëllime të tjera që ndjekin forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit me praninë e tyre në ujërat ndërkombëtar. Kjo prani e forcave detare të Iranit në ujërat ndërkombëtare është në bazë të ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare në ujërat e lira të botës. Grupi i 44-të i anijeve luftarake të Republikës Islamike të Iranit kanë për qëllim garantimin e sigurisë për anijet tregtare dhe transportuesit e naftës në Gjirin Aden. Ky grup i anijeve pas misionit në Gjirin Aden, do të niset drejt portit Darusalam të Tanzanisë dhe më pas do të shkojë drejt Afrikës së Jugut dhe Oqeanit Antlantik, ndërsa pastaj do të ankorohet në portin Durban të Afrikës Jugore.