Kompanitë sllovene të interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
Një aktivist i ekonomisë sllovene ka thënë se interesimi i kompanive në Slloveni për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Iranin, është një prej shkaqeve të hapjes së ambasadës së Sllovenisë në Iran.
Ishad Ajeti, këshilltari i kompanisë "Bajuglobal" në Slloveni i cili sëbashku me delegacionin ekonomik slloven ka udhëtuar në Iran, të premten në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi se kompanitë sllovene kanë interesim të madh për të zhvilluar aktivitetin e tyre në Iran dhe në këtë kuadër Qeveria e Sllovenisë ka marrë vendimin për hapjen e ambasadës sllovene në Iran. Dhoma Ekonomike e Sllovenisë i ka siguruar kompanitë sllovene për lehtësimin e kushteve për bashkëpunim me kompanitë iraniane.Vlen të theksohet se ambasada e Sllovenisë në Teheran është hapur të mërkurën gjatë një ceremonie të organizuar me pjesëmarrjen e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të jashtëm të Iranit dhe Barut Pahor, presidentit të Sllovenisë.