Ministri i telekomunikacionit të Iranit takohet me presidentin e Indonezisë
Ministri i telekomunikacionit të Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Indonezisë kanë biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Joko Widodo, presidenti i Indonezisë sot të premtën në takim me Mahmud Vaezi, ministri i telekomunikacionit të Iranit i cili po qëndron për një vizitë në Indonezi për të marrë pjesë në takimin e 12-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunime ekonomike të të dy vendeve, deklaroi se vullneti i Qeverisë së Indonezisë është bashkëpunimi i afërt me Iranin në të gjitha fushat.
Presidenti i Indonezisë me këtë rast ka pranuar ftesën e presidentit iranian për një vizitë në Iran dhe ka shtuar se Islami i bazuar në ekuilibër të cilin e ndjek Republika Islamike e Iranit, konsiderohet model për të gjitha vendet. Presidenti indonezian gjithashtu ka theksuar nevojën për bashkëpunimin e vendeve islame për të luftuar kundër terrorizmit.
Nga ana e tij, Mahmud Vaezi, ministri i telekomunikacionit të Iranit në këtë takim deklaroi se ngritja e nivelit të marrëdhënieve Teheran-Xhakarta në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, ka rëndësi të madhe.