"Rënia dëshmor në rrugën e Imam Husejnit (as), krenari dhe nderë"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36310-rënia_dëshmor_në_rrugën_e_imam_husejnit_(as)_krenari_dhe_nderë
Imami i namazit të xhumasë në Teheran, ka dënuar shpërthimin terrorist të ditës së enjte në qytetin Hilla në Irak ku u martirizuan mbi 100 pelegrinë, në mesin e të cilëve janë 40 shtetas iranianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2016 11:31 Europe/Tirane

Imami i namazit të xhumasë në Teheran, ka dënuar shpërthimin terrorist të ditës së enjte në qytetin Hilla në Irak ku u martirizuan mbi 100 pelegrinë, në mesin e të cilëve janë 40 shtetas iranianë.

Huxhetul Islam vel Muslimin Kasem Sediki, në hytben e namazit të xhumasë në Teheran, përveçse u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dëshmorëve husejnianë që kanë humbur jetën nga shpërthimi terrorist në Hilla, ka thënë: "Për pelegrinët, rënia dëshmorë në rrugën e Imam Husejnit (as) është krenari dhe nderë". Huxhetul Islam vel Muslimin Kasem Sediki, Arbainin husejnian e ka konsideruar pasuri me vlerë, lëvizje spontane dhe arsye e unitetit të popujve myslimanë dhe ka shtuar: Prania madhështore e popullit në këtë ceremoni të madhe është një nga arsyet kryesore për dështimin e komploteve dhe kërcënimeve kundër botës islame. Imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran duke vlerësuar lartë mikpritjen e qeverisë dhe popullit irakian për pelegrinët në ceremoninë e Arbainit husjenian, ka thënë: Forcat e sigurisë dhe aparatet e sigurimit të RII kanë treguar një performancë të lartë në sigurimin e pelegrinëve bile edhe të pelegrinëve të huaj. Huxhetul Islam vel Muslimin Kasem Sediki, po ashtu duke folur në lidhje me ndërhyrjet ushtarake të Amerikës në rajon, i ka rekomanduar administratës së ardhshme amerikane që në vend të shpenzimit të miliona dollarëve për të filluar lufta në rajon, të zgjidhë problemet jetësore në Amerikë. Imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran po ashtu ka kritikuar veprimet e regjimit Al Khalifa në Bahrejn, ku forcat e sigurisë së këtij regjimi kanë shtypur pjesëmarrësit në ceremonitë e zisë për Arbaninin husejnian, duke thënë se këto veprime të këtij regjimi janë shkelje e të drejtave ndërkombëtare të njeriut.