Takimet e ministrit të energjisë së Iranit në Japoni
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36349-takimet_e_ministrit_të_energjisë_së_iranit_në_japoni
Hamid Çitçian, ministri i energjisë së Iranit, në takimet e zhvilluara me funksionarët e Japonisë ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 26, 2016 06:51 Europe/Tirane
  • Takimet e ministrit të energjisë së Iranit në Japoni

Hamid Çitçian, ministri i energjisë së Iranit, në takimet e zhvilluara me funksionarët e Japonisë ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve.

Hamid Çitçian, ministri i energjisë së Iranit, ditën e premte gjatë punimeve të samitit të 27-të të Kartës Botërore për Energji në Japoni, u takua me Fumio Kishida, ministrin e punëve të jashtme të Japonisë. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë takim, z. Çitçian vuri në dukje marrëveshjen bërthamore Iran-Grupi 5+1 dhe deklaroi: "Të gjitha vendet duhet ta mbështesin suksesin e kësaj marrëveshje të rëndësishme e cila është në favor të Bashkësisë Ndërkombëtare. Marrëveshja bërthamore ka krijuar një atmosferë të re për zgjerimin e bashkëpunimeve mes Iranit dhe Japonisë, sidomos në sektorin e energjisë dhe të energjive të reja". Nga ana e tij Fumio Kishida ministri i jashtëm i Japonisë në këtë takim deklaroi: "Japonia gjithmonë ka qenë një prej vendeve mbështetëse të marrëveshjes bërthamore dhe për suksesin e kësaj marrëveshje nuk do të kursejë asnjë përpjekje". Kishida dhe Çitçian në këtë takim gjithashtu kanë biseduar edhe në lidhje me çështje të tjera të rëndësishme në marrëdhëniet bilaterale si investimin e Japonisë në modernizimin e centraleve të energjisë elektrike në Iran dhe rreth vizitës së kryeministrit të Japonisë në Republikën Islamike të Iranit. Ministri i energjisë së Iranit gjithashtu në takim me zv/ministrin e ekonomisë, tregtisë dhe industrisë së Japonisë, deklaroi: "Shfrytëzimi maksimalisht i potencialeve vendore është kusht i bashkëpunimeve ndërkombëtare. Irani për zhvillimin e stacioneve të energjisë elektrike (G.I.S.) të tij, ka hartuar programe shumë të mira dhe kjo ka krijuar rast shumë të mirë për pjesëmarrjen e kompanive japoneze në këtë sektor. Parakusht i Iranit për bashkëpunime ndërkombëtare është transferimi i teknologjisë dhe shfrytëzimi maksimalisht i potencialeve vendore në sektorin e ujit dhe të energjisë elektrike.