Zangane: Një marrëveshje e OPEC është e mundshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36457-zangane_një_marrëveshje_e_opec_është_e_mundshme
Ministri i Naftës i RII në takimin e zhvilluar në Teheran me ministrin e Energjisë të Algjerisë deklaroi se është e mundshme një marrëveshje mes vendeve anëtare të OPEC-ut për të vendosur kuotat afatgjata të prodhimit dhe për menaxhimin e tregut të naftës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 26, 2016 20:41 Europe/Tirane
  • Zangane: Një marrëveshje e OPEC është e mundshme

Ministri i Naftës i RII në takimin e zhvilluar në Teheran me ministrin e Energjisë të Algjerisë deklaroi se është e mundshme një marrëveshje mes vendeve anëtare të OPEC-ut për të vendosur kuotat afatgjata të prodhimit dhe për menaxhimin e tregut të naftës.

Bizhan Zangane, ministër i Naftës i Iranit në takim me Nuredin Butarafe, ministër algjerian i Energjisë, falënderoi përpjekjet e vazhdueshme të Algjerisë për gjetjen e një kompromisi mes vendeve të OPEC-ut për stabilizimin e tregut të naftës dhe shtoi se nëse vendet e OPEC-ut gjatë takimit që do të zhvillohet të mërkurën në Vjenë do të arrijnë një marrëveshje, çmimi i naftës do të rritet dhe kjo do të jetë në favor të ekonomisë botërore.