Abdulahian: Alepo në prag të spastrimit nga prania e terroristëve
Këshilltari special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, deklaroi se qytetit Alepo në veri të Sirisë, është në prag të spastrimit nga prania e terroristëve takfiristë.
Z. Husein Amir Abdulahian, këshilltari special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, tha se sukseset e fundit të ushtrisë dhe popullit sirian në operacionin për çlirimin e Alepos, janë një hap i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe shtoi se RII do të vazhdojë fuqishëm ndihmat për qeveritë dhe popujt e Irakut dhe të Sirisë në luftën pakompromis kundër terrorizmit. Abdulahian e bëri të qartë se padyshim terroristët nuk kanë asnjë vend në të ardhmen e rajonit. Ndërkohë, Rami Abdurahman, drejtor i grupit të quajtur Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri, me bazë në Londër, deklaroi se terroristët kanë humbur një të tretën e pjesës lindore të Alepos. Ai shtoi se kjo është disfata më e madhe e rebelëve në Alepo që nga viti 2012.