Ministri iranian i Naftës në Vjenë për takimin vendimtar të OPEC-ut
(last modified Mon, 28 Nov 2016 20:18:08 GMT )
Nëntor 28, 2016 21:18 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i Naftës në Vjenë për takimin vendimtar të OPEC-ut

Ministri i Naftës i RII u nis për në Vjenë të Austrisë ku nesër (e martë) fillon takimi i 171-të i anëtarëve të OPEC-ut. Bizhan Zangane, deklaroi se në këtë takim do të diskutohet mbi reduktimin e kuotës së prodhimit të OPEC-ut nga 32 milionë e 500 mijë fuçi naftë në ditë, deri në 33 milionë fuçi.

Aktualisht vendet e OPEC-ut prodhojnë çdo ditë 33 milionë e 600 mijë fuçi naftë. Sipas marrëveshjes së arritur në Algjer nga ministrat e OPEC-ut, kjo organizatë duhet të reduktojë me 1 milionë e 100 mijë fuçi prodhimin e naftës. Ministri i Naftës i Arabisë Saudite, Khaled Al Faleh, deklaroi se vendi i tij do t’a respektojë marrëveshjen e Algjerit. Ai shtoi se Arabia Saudite do t’i përshpejtojë përpjekjet për stabilizimin e tregut të naftës. Vendet e OPEC-ut shpresojnë se me vendimet që do të merren në Vjenë, çmimi i naftës në tregun botëror do të arrijë kuotën 50-55 $ për fuçi.

 

Tags