Ekspozohen pajisjet e reja të forcave detare të ushtrisë së Iranit
Pajisjet e reja të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit janë ekspozuar gjatë një ceremonie në prani të zv/komandantit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit në Teheran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se këto pajisje të reja janë prezantuar të martën në mëngjes gjatë një ceremonie të organizuar në prani të gjeneral Abdurrahim Musavi, zv/komandanti i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, të cilat përbëjnë projektin e liqeve artificial për testimin e lundrueseve të ndryshme, projektin e sistemit për kontrollin e zjarrit në nivelin e sipërfaqes dhe të ajrit të anijeve luftarake me kapacitet hedhjen e raketave dhe projektin e radarëve LPI. Në ceremoninë e ekspozimit të pajisjeve të reja, është bërë ekspozimi edhe i projektit i radarëve të mburojës detare dhe i disa pajisjeve të tjera ushtarake të këtyre forcave.