Ministri i inteligjencës: Populli iranian nuk dorëzohet përballë terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36976-ministri_i_inteligjencës_populli_iranian_nuk_dorëzohet_përballë_terrorizmit
Ministri i inteligjencës i RII deklaroi se populli iranian kurrë nuk do të dorëzohet përballë terrorizmit dhe sulmeve të grupeve terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 30, 2016 16:10 Europe/Tirane
  • Ministri i inteligjencës: Populli iranian nuk dorëzohet përballë terrorizmit

Ministri i inteligjencës i RII deklaroi se populli iranian kurrë nuk do të dorëzohet përballë terrorizmit dhe sulmeve të grupeve terroriste.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mahmud Alavi, duke marrë pjesë sot në funeralin e martirëve të shpërthimit terrorist në Hilla të Irakut, deklaroi se populli iranian nuk është i panjohur me martirizimin dhe për arritjen e dinjitetit dhe madhështisë, është i gatshëm të martirizohet në rrugën e zijaretit të Qerbelasë. Ministri i inteligjencës i RII, krimin në Hilla të Irakut e cilësoi një skandal të madh të armiqve të Islamit përballë opinionit publik botëror e në veçanti të botës islame dhe shtoi: Martirizimi është simboli i rezistencës së popullit mysliman iranian përballë armiqve dhe arrogantëve. Dhjetëra pelegrinë iranianë u martirizuan nga një shpërthim terrorist që ndodhi të enjten e kaluar në qytetin Hilla në jug të Bagdadit.