Zangane: Irani nuk do të ndalë rritjen e prodhimit të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36988-zangane_irani_nuk_do_të_ndalë_rritjen_e_prodhimit_të_naftës
Ministri i naftës i RII deklaroi se Irani as që nuk do të diskutojë në lidhje me ndërprerjen e rritjes së prodhimit të naftës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 30, 2016 20:35 Europe/Tirane
  • Zangane: Irani nuk do të ndalë rritjen e prodhimit të naftës

Ministri i naftës i RII deklaroi se Irani as që nuk do të diskutojë në lidhje me ndërprerjen e rritjes së prodhimit të naftës.

Bizhan Zangane i cili ndodhet në Vjenë për të marrë pjesë në takimin e 171 të ministrave të OPEC-ut, deklaroi se çështja e ndaljes së rritjes së prodhimit të naftës apo e reduktimit të prodhimit të naftës nga Irani, as që do të diskutohet në takimin e OPEC-ut, sepse qëndrimi i Iranit në lidhje me këto dy çështje është i pandryshueshëm. Ndërkohë, Khaled Al Fateh, ministri i energjisë i Arabisë Saudite, deklaroi se OPEC është shumë pranë arritjes së marrëveshjes së reduktimit të prodhimit të naftës dhe se Riadi do të pranojë që prodhimi i naftës së Iranit të mbetet në kuotën që ishte para sanksioneve.