Dhjetor 01, 2016 07:19 Europe/Tirane
  • Novruzi u regjistrua si trashëgimi botërore e njerëzimit

Dosja 12 kombëshe e Novruzit u regjistrua në listën e trashëgimisë së padukshme botërore në organizatën UNESCO.

Zyra për marrëdhënie publike e Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turizëm e Iranit njoftoi se në takimin e 11-të të komitetit ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të padukshme që u zhvillua në Adis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë, dosa shumëkombëshe e Novruzit me pjesëmarrjen e 12 vendeve nën drejtimin e Iranit, u regjistrua si trashëgimia e padukshme më e madhe dhe më e vjetër në botë. Muhamed Hasan Talebian, zv/kryetari i Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turizëm e Iranit, në lidhje me këtë deklaroi: Novruzi me një fjalë është manifestim i racionalizmit, ekuilibrit dhe shpresës për jetë. Ndërkohë Ahmed Xhalali, përfaqësuesi i Iranit në UNESCO dhe shefi i delegacionit iranian në takimin botëror të trashëgimisë së padukshme në kryeqytetin e Etiopisë ka folur në lidhje me rëndësinë e Novruzi. Përfaqësuesit e Kazakistanit dhe Indisë me këtë rast kanë falënderuar Republikën Islamike të Iranit për kontributin e dhënë dhe administrimin e çështjeve përkatëse deri në regjistrimin e Novruzit në trashëgimin botërore të padukshme.

 

Tags