Vaezi: Teherani dhe Baku zgjerojnë bashkëpunimet e tyre
Ministri i telekomunikacionit të Iranit ka bërë të ditur për marrëveshjen e Iranit dhe Azerbajxhanit për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Mahmud Vaezi, ministri i telekomunikacionit të Iranit dhe kryetari i komisionit të përbashkët ekonomike të Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit, pas vizitës treditore në Baku, deklaroi se Teherani dhe Baku kanë rënë dakord për përshpejtimin e zgjidhjes së çështjeve bankare, për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe për fillimin e operacioneve për ndërtimin e fabrikës farmaceutike në Baku gjatë një muaji të ardhshëm. Mahmud Vaezi i cili ka udhëtuar në Republikën e Azerbajxhanit për të marrë pjesë në panairin "Baku Tel 2016", i përshkroi të mira rezultatet e kësaj vizite për fushën telekomunikacionit dhe shtoi se janë krijuar rrethanat për zhvillimin e bashkëpunimeve të sektorit privat të Iranit në fushën telekomunikacionit me tregun e Republikës së Azerbajxhanit.