Zangane: Irani nuk ka asnjë kufizim për rritjen e prodhimit të naftës
(last modified Thu, 01 Dec 2016 18:24:11 GMT )
Dhjetor 01, 2016 19:24 Europe/Tirane
  • Zangane: Irani nuk ka asnjë kufizim për rritjen e prodhimit të naftës

Ministri i Naftës i RII deklaroi se pas marrëveshjes së OPEC-ut, Irani nuk ka asnjë kufizim për rritjen e prodhimit të naftës.

Bizhan Zangane e cilësoi “historike” marrëveshjen e arritur gjatë takimit të ministrave të OPEC-ut në Vjenë dhe shtoi se pas 8 vitesh, OPEC rimori rolin e tij si aktor i rëndësishëm në tregun botëror të naftës. Vendet anëtare të OPEC-ut ranë dakord që të reduktojnë më 1,2 milionë fuçi në ditë prodhimin e naftës, ndërsa Iranit iu njoh e drejta që jo vetëm të mos reduktojë prodhimin e naftës, por të shtojë prodhimin e saj. Këtë marrëveshje, ministri i Naftës i RII e cilësoi si një fitore të madhe për Teheranin.

 

Tags