Një delegacion ekonomik-tregtare viziton tre vende të mëdha të Azisë
Një delegacion i madh ekonomik-tregtar i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të bisedimeve me homologët e tij indian, kinez dhe japonez, nën drejtimin e ministrit të punëve të jashtme të Iranit, niset drejt këtyre tri vendeve të mëdha të Azisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Dhoma për Tregti, Industri dhe Bujqësi e Iranit ka deklaruar se sipas programeve të caktuara, drejtuesit e 45 kompanive iraniane të sektorit privat të shtunën më 3 dhjetor së bashku me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, do të udhëtojnë drejt Indisë, Kinës dhe Japonisë. Ky delegacion ekonomik iranian përbëhet nga drejtues të kompanive të ndryshme industriale, të minierave, të tregtisë dhe bujqësisë dhe drejtohet nga Gholamhusejn Shafi'i, kryetari i Dhomës Tregtare të Iranit. Në Indi, Kinë dhe Japoni do të zhvillohen takime të përbashkëta mes tregtarëve iranianë dhe atyre të Indisë, Kinës dhe Japonisë. Vlen të theksohet se para kësaj, z. Muhamed Xhavad Zarif gjatë vizitave të tij në Evropë dhe në Amerikën Latine gjithashtu është shoqëruar nga një delegacion i madh ekonomik dhe tregtar të sektorit privat.