Reagimi i deputetëve iranianë ndaj vazhdimit të sanksioneve të njëanshme të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37228-reagimi_i_deputetëve_iranianë_ndaj_vazhdimit_të_sanksioneve_të_njëanshme_të_shba
Deputetët e parlamentit islamik të Iranit kërkuan përgjigje serioze ndaj vazhdimit të sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2016 16:36 Europe/Tirane
  • Reagimi i deputetëve iranianë ndaj vazhdimit të sanksioneve të njëanshme të SHBA

Deputetët e parlamentit islamik të Iranit kërkuan përgjigje serioze ndaj vazhdimit të sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër Iranit.

Duke reaguar ndaj veprimit të Kongresit dhe Senatit amerikan për vazhdimin e sanksioneve dhjetëvjeçare kundër Iranit, Sejed Husein Nagavi Huseini, zëdhënës i Komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të parlamentit të Iranit, deklaroi se vendimi i fundit i Kongresit dhe Senatit amerikan padyshim është shkelje flagrante e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se ky vendim do të diskutohet në një takim të jashtëzakonshëm të Komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të parlamentit iranian. Nga ana e tij, Golamreza Kateb , anëtar i këshillit drejtues të parlamentit të Iranit, tha se vendimi për zgjatjen e sanksioneve të padrejta kundër RII është shkelje e hapur e marrëveshjes bërthamore dhe parlamenti i RII do t’i japë përgjigje dërrmuese këtij veprimi të pabesë të amerikanëve. Mohamed Reza Aref, deputet i Teheranit në parlamentin iranian, duke theksuar se qeveria amerikane nuk ka rrugë tjetër përveç vendosjes së vetos ndaj vendimit të Senatit, shtoi se veprimi i Senatit amerikan ka vënë në pikëpyetje kredibilitetin e SHBA në sistemin ndërkombëtar dhe do të ketë pasoja negative për vetë Amerikën. Mohamed Reza Tabesh, deputet i parlamentit të Iranit, deklaroi se parlamenti iranian nuk do të lërë pa përgjigje këtë veprim armiqësor të SHBA dhe ka përpiluar një plan për ndalimin e blerjes së mallrave amerikane të konsumit. Suhejla Xhelodar Zade, deputete e parlamentit të Iranit, deklaroi se Amerika duhet të presë pasojat që vijnë nga shkelja e marrëveshjes bërthamore, sepse parlamenti iranian do të reagojë seriozisht ndaj vendimit të fundit të Senatit.