Filloi turneu ministrit të jashtëm të Iranit në Azinë lindore
Ministri i punëve të jashtme të Iranit të shtunën (sot) në mëngjes për të marrë pjesë në konferencën "Zemra e Azisë", për të biseduar me funksionarë të lartë të Indisë dhe për të marrë pjesë në takimet ekonomike dhe politike me të dy vendeve, arriti në Nju Delhi.
Zhvillimi i takimeve të përbashkëta mes tregtarëve të Indisë dhe të Iranit dhe pjesëmarrja në takimin e intelektualëve kulturor dhe politikë të Indisë, janë programe të tjera që përbëjnë agjendën e z. Zarif gjatë vizitës në Indi. Ministri i jashtëm i Iranit në fazën e dytë të turneut të tij në Azinë Lindore, do të shkojë në Pekin. Takimet dhe bisedimet politike dhe ekonomike me funksionarët e lartë të Kinës dhe shqyrtimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale, janë cituar të jenë qëllimet kryesor të vizitës së z. Zarif në Kinë. Ministri i jashtëm i Iranit dhe delegacioni që shoqëron atë, në fazën e tretë të këtij turneu do të shkojë në Tokio, kryeqytetin e Japonisë. Marrëdhëniet ekonomike të Iranit dhe Japonisë nën ndikimin e sanksioneve të padrejta kundër Iranit gjatë viteve të kaluar janë reduktuar në masë të madhe, prandaj bisedimet ekonomike mes funksionarëve të të dy vendeve gjatë kësaj vizite synojnë ripërtëritjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Japonisë. Përfaqësuesit e mbi 60 kompanive dhe institucioneve tregtare dhe bankare të Iranit e shoqërojnë ministrin e jashtëm të Iranit gjatë këtij turneu.
 
							 
						 
						