Zarif falënderon Kinën për rolin pozitiv gjatë periudhës së sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37582-zarif_falënderon_kinën_për_rolin_pozitiv_gjatë_periudhës_së_sanksioneve
Ministri i punëve të jashtme të RII vlerësoi rolin pozitiv të Kinës gjatë periudhës së sanksioneve të padrejta kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2016 17:01 Europe/Tirane
  • Zarif falënderon Kinën për rolin pozitiv gjatë periudhës së sanksioneve

Ministri i punëve të jashtme të RII vlerësoi rolin pozitiv të Kinës gjatë periudhës së sanksioneve të padrejta kundër Iranit.

Në takimin e zhvilluar sot në Pekin me kryeministrin e Kinës z. Zhan Gao Li, ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif theksoi se në kushtet më të vështira, Kina ka qenë pranë Iranit dhe këtë qëndrim të vendeve mike në periudha të vështira, Irani nuk do ta harrojë, prandaj është i vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme e veçanërisht ekonomike e tregtare me Kinën. Ndër të tjera, ministri i jashtëm iranian e cilësoi historike vizitën e mëparshme të presidentit kinez në Teheran dhe shtoi se padyshim kjo vizitë i dha një shtytje të fuqishme marrëdhënieve miqësore Teheran-Pekin. Nga ana e tij kryeministri kinez theksoi se Kina dhe Irani gjithmonë kanë qenë përkrah njëri tjetrit në kohërat më të vështira dhe bashkëpunimi i gjithanshëm mes dy vendeve do të vazhdojë të zgjerohet. Z. Zhan Gao Li deklaroi se Kina përkrahë zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe garanton se si një vend mik dhe partner i besueshëm i Iranit, do të vazhdojë të jetë i angazhuar në respektimin e kësaj marrëveshje.