Vizita e shefit të diplomacisë iraniane në Kinë
Ministri i jashtëm i RII në përfundim të vizitës dyditore në Indi, arriti sot (e dielë) në Pekin, në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik iranian.
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua sot me z.Vang Ji ministër i Jashtëm i Kinës. Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Kinës në këtë takim shqyrtuan situatën e fundit të zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Me këtë rast ministri Zarif foli mbi marrëdhëniet e vjetra mes Iranit dhe Kinës dhe tha: Nuk ekziston asnjë element që mund të pengojë zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Kinës. Ai përmendi vizitën e Shi Xhin Ping në Teheran dhe tha: Kjo vizitë mund të ndihmojë shumë thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të të dy vendeve. Pas takimit në fjalë ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kinës mbajtën një konferencë për shtyp ku iu përgjigjen interesit të gazetarëve. Ata deklaruan se të gjitha palët duhet të zbatojnë angazhimet dhe zotimet e tyre në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje shumëpalëshe dhe të gjitha palët duhet të angazhohen seriozisht në zbatimin e saj, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu vuri në dukje se Irani dhe Kina janë të mendimit se për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin duhet bashkëpunim ndërkombëtare dhe pa kursyer asnjë grup terrorist. Ministri i jashtëm iranian marrëdhëniet e Republikës Islamike të Iranit me Kinën në fushën politike, ekonomike, të sigurisë bashkëpunimit rajonal dhe atë ndërkombëtar e cilësoi të mirë dhe shtoi se të dy vendet me rivendosjen e rrugës së mëndafshtë mund të forcojnë bashkëpunimet rajonale të tyre. Ndër të tjera ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi domosdoshmërinë e marrjes së masave për të përshpejtuar bashkëpunimet e gjera ekonomike, shkencore dhe tregtare mes dy vendeve. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Kinës tha se zbatimi i marrëveshjes bërthamore nuk duhet të ndikohet nga zhvillimet vendase dhe shtoi se zbatimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare është përgjegjësi e të gjitha vendeve nënshkruese. Vang shtoi se Kina do të përdorë të gjithë kapacitetin e saj për zbatimin e përpiktë të marrëveshjes bërthamore dhe tha: Rrugëzgjidhja politike e çështjes bërthamore të Iranit mund të jetë shembull i mirë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme ndërkombëtare. Shefi i diplomacisë kineze tha se rrugëzgjidhjet politike të çështjeve të rajonit, do të rezultojnë me shtimin e luftës serioze kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Ndërkohë ministri i jashtëm i Kinës shprehu kënaqësinë nga niveli aktual i bashkëpunimit ekonomik, shkencor, teknologjik dhe në zbatimin e projekteve infrastrukturore dhe energjetike të Kinës me Iranin. Pas kësaj konference, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, pati një takim me Zhan Gao Li kryeministër i Kinës. Ministri i punëve të jashtme të RII vlerësoi rolin pozitiv të Kinës gjatë periudhës së sanskiomeve të padrejta kundër Iranit. Në takimin e zhvilluar sot në Pekin me kryeministrin e Kinës z. Zhan Gao Li, ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif theksoi se në kushtet më të vështira, Kina ka qenë pranë Iranit dhe këtë qëndrim të vendeve mike në periudha të vështira, Irani nuk do ta harrojë, prandaj është i vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme e vecanërsisht ekonomike e tregtare me Kinën. Ndër të tjera, ministri i jashtëm iranian e cilësoi historike vizitën e mëparshme të presidentit kinez në Teheran dhe shtoi se padyshim kjo vizitë i dha një shtytje të fuqishme marrëdhënieve miqësore Teheran-Pekin. Nga ana e tij, kryeminstri kinez theksoi se Kina dhe Irani gjithmonë kanë qenë përkrah njëri-tjetrit në kohërat më tëvështira dhe bahskëpunimi i gjithanshëm mes dy vendeve do të vazhdojë të zgjerohet. Z. Zhan Gao Li deklaroi se Kina përkrah zbatimin e plotë të marrëveshjes bëthamore dhe garanton se si një vend mik dhe partner i besueshëm i Iranit, do të vazhdojë të jetë e anagzhuar në respektimin e kësaj marrëveshje. Pjesëmarrja në seminaret për prezantimin e mundësive të investimit në Iran, takimi me rektorin e universitetit të Pekinit dhe fjalimi në këtë universitet, janë pjesë e axhendës së Zarif, ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës së tij në Kinë. Përvec takimeve me funksionarët e lartë të Kinës, Zarif dhe delegcioni që e shoqëron do të zhvillojë takime edhe me drejtues të 45 kompanive të mëdha kineze, të 15 kompanive studimore e shkencore dhe drejtues të tetë bankave kryesore të Kinës. Qëllimi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i mëtjeshëm i marrëdhënieve politike, ekonomike, tregtare, teknologjike, financiare dhe kulturore mes RII dhe RPK.