Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit arrin në Japoni
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37681-ministri_i_jashtëm_i_republikës_islamike_të_iranit_arrin_në_japoni
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik, ka arritur në Tokio për të biseduar me funksionarët e lartë të Japonisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2016 17:10 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit arrin në Japoni

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik, ka arritur në Tokio për të biseduar me funksionarët e lartë të Japonisë.

Ministri i jashtëm i RII i cili së bashku me një delegacion kishte udhëtuar në Kinë, në vazhdim të vizitës së tij, nga Pekini ka udhëtuar për në Tokio, kryeqytet i Japonisë. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i RII gjatë vizitës në Tokio do të takohet me Shinzo Abe, kryeministër i Japonisë, me ministrat e jashtëm, të industrisë, dhe ekonomisë, si dhe me drejtorin e Organizatës për tregti të huaj të Japonisë. Muhamed Xhavad Zarif po ashtu gjatë kësaj vizite do të mbajë një fjalim në Instituti për studime ndërkombëtare të Japonisë si dhe në seminarin e ekonomisë ku do të jenë të pranishëm tregtarë iranianë dhe japonezë. Në takim me funksionarët e Japonisë Muhamed Xhavad Zarif do të diskutojë për çështje rajonale dhe botërore, si dhe për zgjerimin e  marrëdhënieve dypalëshe të Iranit me Japoninë.