Qeveria e Iranit përkrah investimet e huaja
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37756-qeveria_e_iranit_përkrah_investimet_e_huaja
Kryetari i Dhomës Tregtare të Iranit ka deklaruar se një prej prioriteteve të rëndësishme të Iranit pas sanksioneve, është përkrahja e investimeve të drejtpërdrejta të huaja me partneritetin e iranianëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2016 09:06 Europe/Tirane
  • Qeveria e Iranit përkrah investimet e huaja

Kryetari i Dhomës Tregtare të Iranit ka deklaruar se një prej prioriteteve të rëndësishme të Iranit pas sanksioneve, është përkrahja e investimeve të drejtpërdrejta të huaja me partneritetin e iranianëve.

Gholamhusejn Shafi'i, kryetari i Dhomës Tregtare të Iranit, të mërkurën në fjalën e tij në takimin e përbashkët të tregtarëve të Iranit dhe Japonisë në Tokio, vuri në dukje aftësitë e Iranit në fushat e ndryshme dhe deklaroi se minierat dhe industritë minerale janë prej prioriteteve kryesore për zhvillimin e investimeve në Iran dhe tani janë krijuar rrethanat për bashkëpunim mes kompanive iraniane dhe japoneze në projekte të ndryshme. Gholamhusejn Shafi'i saktësoi se Irani nuk është vetëm një konsumator i produkteve të vendeve të tjera, por ai synon të thithë investimet e huaja për të siguruar produktet për cilat ka nevojë Irani dhe rajoni i Lindjes së Mesme. Irani ka një të ardhme të mirë ekonomike dhe vendet si Japonia duhet të bëjnë hapat përkatëse për zhvillimin e tregtisë me Iranin.  Kryetari i Dhomës Tregtare të Iranit gjithashtu tha se sasia e tregtisë mes të dy vendeve në vitin 2015 ka kapur shifrën rreth 3.6 miliardë dollarë dhe nga kjo shifër, eksporti i Iranit në Japoni ka qenë rreth 3 miliardë e 251 milionë dollarë, ndërsa sasia e importit të Iranit nga Japonia 287 milionë dollarë. Vlen të theksohet se konferenca tregtare e Iranit dhe Japonisë u zhvillua të mërkurën me pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm të Iranit dhe kryetarit të Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japoni në Tokio.