Irani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje për flotën ajrore
Kompania ruse e teknologjive të reja Almaz Anti dhe kompania e industrisë elektronike Shiraz e Iranit, nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim për prodhimin dhe modernizimin e sistemeve dhe pajisjeve të transportit ajror.
Kompania ruse në sajtin e saj deklaroi se kontrata e nënshkruar me kompaninë e industrisë elektronike të Shirazit përfshinë studime të përbashkëta shkencore, prodhimin e përbashkët të pajisjeve që përdoren nëpër avionët e transportit civil si dhe kullave të drejtimit të aviacionit nëpër aeroporte. Kompania Almaz Anti ka një përvojë 40 vjeçare në prodhimin e pajisjeve elektronike të transportit ajror dhe është prodhuese e sistemeve të mbrojtjes antiraketrore S-300 dhe S-400.