Boruxherdi paralajmëron mbi pasojat e politikave përcarëse të Anglisë në rajon
Kryetari i Komisionit të sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme të Parlamentit të Iranit, paralajmëroi sot ndaj vazhdimit të politikave përcarëse të Anglisë në rajonin e LM.
Z. Alaudin Boruxherdi, kryetari i Komisionit të sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme të Parlamentit të Iranit, duke reaguar ndaj deklaratave anti-iraniane të kryeministres angleze Theresa May në takimin e djeshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, theksoi se të tilla deklarata përcarëse nuk përputhen aspak me realitetin e Iranit. Në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, Theresa May e cilësoi Iranin si kërcënim të madh për rajonin e Gjirit Persik dhe theksoi se Londra dëshiron partneritet strategjik me aleatët e saj në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik për t’u përballur me kërcënimet e Iranit. Duke reaguar ndaj këtyre deklaratave që shprehin politikën e vjetër “përca e sundo” të Anglisë në rajonin e LM, z. Boruxherdi tha: Nëse Anglia do të vazhdojë një politikë të tillë përballë Iranit, Parlamenti iranian përsëri do të kërkojë uljen e nivelit të marrëdhënieve Teheran-Londër.