Rahimpur: Regjimi sionist, kërcënon demokracinë në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37975-rahimpur_regjimi_sionist_kërcënon_demokracinë_në_rajon
Sekretari për çështje të Azisë dhe Oqeanisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se regjimi sionist është faktori kryesor dhe kërcënuesi më i madh i demokracisë në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2016 09:53 Europe/Tirane
  • Rahimpur: Regjimi sionist, kërcënon demokracinë në rajon

Sekretari për çështje të Azisë dhe Oqeanisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se regjimi sionist është faktori kryesor dhe kërcënuesi më i madh i demokracisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ibrahim Rahimpur, sekretari për çështje të Azisë dhe Oqeanisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten në takimin e nëntë ndërkombëtar për demokraci në Bali të Indonezisë, vuri në dukje zgjerimin e terrorizmit në rajon dhe kushtet e vështira me të cilat po përballet sot populli i Palestinës dhe shtoi se paqja dhe siguria globale varët nga ndihma dhe bashkëpunimi i të gjithëve. Rahimpur deklaroi se vullneti i Republikës Islamike të Iranit shoqërohet me respektin ndaj larmisë kulturore dhe fetare duke forcuar bashkëpunimin me fqinjët dhe me Bashkësinë Ndërkombëtare. Sekretari për çështje të Azisë dhe Oqeanisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit theksoi në demokracinë fetare në Iran dhe tha se Republika Islamike e Iranit vazhdimisht bënë përpjekje për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme si faktorë kryesor të demokracisë në këtë rajon. Vlen të theksohet se takimi i 9-të vjetor ndërkombëtar për demokraci në Bali të Indonezisë me moton "Feja, demokracia dhe pluralizmi" filloi punimet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 84 vendeve dhe të organizatave ndërkombëtare.