Ambasadori anglez thirret në Ministrinë e Jashtme të Iranit
Pas deklaratave anti-iraniane të kryeministres britanike Theresa May, ambasadori anglez në Teheran është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, ku iu dorëzua një notë e ashpër proteste e qeverisë së RII.
Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, tha se ambasadori anglez në Teheran, Nikolas Haupton është thirrur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit ku iu dorëzua një notë proteste, në të cilën qeveria iraniane i cilëson të papranueshme dhe të papërgjegjshme deklaratat provokuese dhe përçarëse të Theresa May në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik në Manama dhe ku Teherani kërkon mospërsëritjen e këtyre deklaratave. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se ambasadorit anglez i është bërë e qartë se të tilla veprime janë në kundërshtim me procesin e zgjerimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Anglisë dhe se politika rajonale e Iranit bazohet në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit që po përkrahet nga disa vende të rajonit, por ky fakt është injoruar nga kryeministrja angleze dhe për këtë qeveria iraniane shpreh keqardhjen e thellë. Nga ana e tij, ambasadori anglez në Teheran, Nikolas Haupton, duke theksuar se politika e vendit të tij konsiston në zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin, shtoi se mesazhin e qartë të Iranit do t’a përcjellë menjëherë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në zyrën e kryeministres angleze.