Manovra e madhe e forcave tokësore të RII
Nesër (e diele) fillon manovra e madhe e forcave tokësore të ushtrisë së RII e koduar “Mohammed Resulullah (s.a.v.s.)-4”.
Gjeneral Kiomars Hejdari, komandant i forcave tokësore të ushtrisë së RII, në lidhje me këtë manovër theksoi se manovra “Mohammed Resulullah (s.a.v.s.)-4” do të zgjasë tre ditë dhe do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 220 mijë km katror me pjesëmarrjen e njësive të ndryshme të forcave tokësore si dhe me mbulimin e forcave ajrore dhe të njësive të mbrojtjes anti-ajrore të ushtrisë iraniane. Ai shtoi se objektivat më të rëndësishme të kësaj manovre janë testimi i gatishmërisë të forcave pjesëmarrëse, forcimi i potencialit luftarak të forcave të ushtrisë, testimi i taktikave të reja ushtarake dhe reduktimi i kohës së reagimit të forcave tokësore të ushtrisë përballë çdo agresioni eventual.