Ruhani: Baza e fuqisë së Iranit dhe myslimanëve është uniteti
Presidenti i RII në takimin e zhvilluar sot në Teheran me një grup përfaqësuesish të myslimanëve sunitë të Iranit, theksoi se baza e fuqisë së Iranit dhe myslimanëve është uniteti dhe shtoi se lëvizja drejt mosmarrëveshjeve do të çojë në distancimin nga principet e fesë islame.
Dr. Hasan Ruhani në këtë takim tha se tradita e Profetit të Islamit (s.a.v.s) është shembulli i përbashkët i të gjithë myslimanëve dhe shtoi se larmia e etnive dhe medhhebeve nuk është kërcënim por një rast i madh për forcimin e unitetit dhe për zhvillimin kombëtar. Presidenti iranian duke theksuar se sistemi i RII që në fillim pranoi larminë fetare, etnike dhe kulturore, shtoi se Kur’ani i shenjtë i fton ët gjithë myslimanët të jenë pjesëtarë të një familje dhe aktualisht të gjithë myslimanët qofshin sunitë apo shiitë, janë anëtarë të një familje të madhe. Duke folur për krizat dhe problemet në rajon, presidenti Ruhani tha se takfiristët nuk i kanë sjellë gjë tjetër myslimanëve dhe popujve të rajonit veçse kriza, gjakderdhje e vëllavrasje dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e Islamit e të Kur’anit në opinionin publik ndërkombëtar. Vlen të theksohet se ky takim u zhvillua në prag të Javës së Unitetit në Iran e cila përkon me përvjetorin e lindjes së bekuar të Profetit të nderuar të Islamit hz. Mohammed (s.a.v.s).