Nënshkrimi i kontratës me Boeing, rezultat i negociatave konstruktive
Ambasadori i Iranit në Londër ka deklaruar se nënshkrimi i kontratës për blerjen e 80 avionëve nga kompania Boeing duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Amerikë, është një sukses për Republikës Islamike të Iranit.
Kompania iraniane e transportit ajror Iran Air dhe kompania amerikane e prodhimit të avionëve Boeing, nënshkruan dje në Teheran kontratën për blerjen e 80 avionëve civilë amerikanë nga kompania Boeing.
Farhad Parvaresh, drejtor i kompanisë iraniane Iran Air, bëri të ditur se Irani ka porositur tek kompania Boeing 50 avionë të modelit 737 dhe 30 avionë gjigand të modelit 777, të cilët duhet t’i dorëzohen Iranit brenda një periudhe dhjetëvjeçare.
Hamid Baidinazhad, ambasadori i Iranit në Angli ka theksuar se kjo kontratë është rezultat i negociatave disa mujore.