Deklarata e liderit suprem në takim me nxënësit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i38473-deklarata_e_liderit_suprem_në_takim_me_nxënësit
Lideri suprem i revolucionit sot mbajti një takim me nxënësit ku theksoi se armiku mundohet të influencojë dhe ndikojë tek adoleshentët dhe të rinjtë me qëllim që të ushtrojë ndikimin dhe sundimin e tij në ekonominë, politikën dhe kulturën e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2016 16:49 Europe/Tirane
  • Deklarata e liderit suprem në takim me nxënësit

Lideri suprem i revolucionit sot mbajti një takim me nxënësit ku theksoi se armiku mundohet të influencojë dhe ndikojë tek adoleshentët dhe të rinjtë me qëllim që të ushtrojë ndikimin dhe sundimin e tij në ekonominë, politikën dhe kulturën e Iranit.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik sot në takim me 2 mijë nxënës të pranishëm në huseinienë Imam Khomeini (ra), deklaroi; Adoleshentët të cilët janë fëmijët e këtij populli dhe drejtuesit e së ardhmes, duhet të luajnë rol aktiv në parandalimin e planeve të armikut. Sa i përket detyrimeve dhe obligimeve që kanë nxënësit dhe adoleshentët të cilët kanë arritur moshën e pjekurisë, lideri suprem tha: Sekreti i progresit personal dhe social është ruajtja e lidhjeve me Zotin dhe sot një prej arsyeve kryesore të fundosjes së shoqërive perëndimore është ndërprerja e lidhjeve të tyre me Zotin. Ajetollah Khamenei i këshilloi adoleshentët dhe të rinjtë të marrin shembull nga martirët dhe tha: Martirët e dashur janë ata adoleshentë dhe të rinj të cilët kanë mbrojtur pavarësinë e kombit dhe interesat e vendit dhe kanë rezistuar përballë armiqve duke sakrifikuar jetën e tyre në rrugën e Zotit. Lideri suprem tha se rruga dhe metoda më e mirë për të vendosur lidhje me Zotin është leximi i Kuranit dhe falja e Namazit dhe shtoi: Falja e namazit i jep njeriu trimëri, guxim dhe vetëbesim, ndërsa leximi i Kuranit e udhëzon atë përgjithmonë.