Bisedë telefonike Zarif- Al Mualem
Dhjetor 15, 2016 12:41 Europe/Tirane
Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Sirisë zhvilluan sot një bisedë telefonike ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në qytetin Alepo dhe për masat që duhen marrë për shpëtimin e civilëve.
Z. Muhamed Xhevad Zarif në bisedë me homologun e tij sirian z. Valid Al Mualem, theksoi se duhen marrë masa për daljen e sigurtë të civilëve nga zonat e luftimeve dhe shtoi se Irani është i gatshëm për dërgimin e ndihmave urgjente humanitare për popullin sirian. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm sirian e njohur homologun e tij iranian me situatën më të fundit në Siri e në vecanti, në Alepo dhe shtoi se qeveria siriane i ka marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës së banorëve të këtij qyteti.
Tags