Velajati: Çlirimi i Alepos, kulmi i fitoreve të rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i38668-velajati_Çlirimi_i_alepos_kulmi_i_fitoreve_të_rezistencës
Drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për mbrojtjen e interesave të sistemit të RII, çlirimin e qytetit Alepo e konsideroi si majën e fitoreve të frontit të rezistencës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 17:28 Europe/Tirane
  • Velajati: Çlirimi i Alepos, kulmi i fitoreve të rezistencës

Drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për mbrojtjen e interesave të sistemit të RII, çlirimin e qytetit Alepo e konsideroi si majën e fitoreve të frontit të rezistencës.

Dr. Ali Akbar Velajati, drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për mbrojtjen e interesave të sistemit të RII, në takim me një grup dijetarësh fetarë nga Libani, theksoi se çlirimi i Alepos nga pushtimi i terroristëve do të çojë në çlirimin e plotë të Sirisë dhe Irakut nga pushtimi i terroristëve të ISIS. “Fitoret e frontit të rezistencës në Liban dhe Alepo nuk do të shënojnë fundin e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, deklaroi z. Velajati, duke shtuar: “Amerika, Evropa, sionistët, Arabia Saudite dhe Katari, dëshironin të ruanin pushtimin e Alepos dhe të krijonin kushtet për ndarjen e Sirisë në Sirinë veriore dhe jugore, por ky komplot ka dështuar në sajë të vendosmërisë dhe sakrificave të frontit të rezistencës”.