Shefat e diplomacive të Iranit dhe Rusisë diskutojnë zhvillimet në Siri
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe të Rusisë diskutuan në lidhje me zhvillimet më të fundit në Siri e në veçanti në qytetin Alepo, pas çlirimit nga pushtimi i terroristëve.
Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë, në bisedën telefonike me homologun e tij iranian Mohamed Xhevad Zarif, shkëmbeu pikëpamje mbi zhvillimet në Siri e në veçanti në rajonin e Alepos dhe të dyja palët ranë dakord që javën e ardhshme të zhvillohet një takim trepalësh mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë. Nga ana tjetër, gjeneral Sergei Shojgu, ministër i mbrojtjes i Rusisë, zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e mbrojtjes të RII gjeneral Husein Dehkan, ku diskutuan mbi zhvillimet në Siri pas çlirimit të Alepos.