Pjesëmarrësit në Konferencën ndërkombëtare të Teheranit theksojnë mbi unitetin e myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i38866-pjesëmarrësit_në_konferencën_ndërkombëtare_të_teheranit_theksojnë_mbi_unitetin_e_myslimanëve
Pjesëmarrësit në Konferencën ndërkombëtare Uniteti islamik në Teheran, deklaruan se kyçi i fortës së ummetit islamik është uniteti përballë komploteve dhe planeve të armiqve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2016 17:17 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrësit në Konferencën ndërkombëtare të Teheranit theksojnë mbi unitetin e myslimanëve

Pjesëmarrësit në Konferencën ndërkombëtare Uniteti islamik në Teheran, deklaruan se kyçi i fortës së ummetit islamik është uniteti përballë komploteve dhe planeve të armiqve.

Shejh Mohamed Nimr Zagmot, kryetar i Këshillit islamik të Palestinës në Liban, duke folur në Konferencën ndërkombëtare uniteti islamik në Teheran deklaroi se kjo konferencë është një hap i suksesshëm në përballjet me agresionet e regjimit sionist. Duke theksuar se çështja e Palestinës nuk u përket vetëm palestinezëve por të gjithë botës islame, Shejh Mohamed Nimr Zagmot tha se kibla e parë e myslimanëve ndodhet nën pushtimin e regjimit okupator sionist dhe myslimanët duhet ët bashkohen për çlirimin e saj. Ky funksionar palestinez tha se rrymat takfiriste në rajon janë projektuar dhe krijuar nga regjimi sionist me qëllim dobësimin e myslimanëve dhe krijimin e mosmarrëveshjeve mes tyre. Shejh Musa Salem Al Hadi, myftiu i qytetit Darul Salam në Tanzani, e cilësoi të domosdoshëm organizimin e konferencës ndërkombëtare Uniteti islam dhe shtoi se nga përçarjet dhe mosmarrëveshjet mes myslimanëve përfitojnë vetëm SHBA dhe regjimi sionist. Abdulhadi Al Vami, kryetar i partisë islame të Malajzisë, tha se detyra më e rëndësishme e myslimanëve sot është ruajtja e unitetit dhe bashkëpunimi mes medhhebeve islame për të ngritur lartë flamurin e lavdishëm të Islamit. Gadir Xhemal profesor i Universitetit të Kuvajtit, tha se çështja e takfirizmit është një projekt i imperializmit dhe sionizmit ndërkombëtar dhe popujt myslimanë duhet të luftojnë pa kompromis këtë element përçarës dhe destruktiv. Konferenca e tridhjetë ndërkombëtare Uniteti Islam filloi punimet ditën e enjte në Teheran me praninë e qindra personaliteteve të shquara të botës islame  nga më shumë se 60 vende të botës dhe do të përfundojë sot me publikimin e një deklarate finale.