Konferenca Uniteti Islam thekson për bashkimin e botës islame
Konferenca e 30-të ndërkombëtare Uniteti Islam, në përfundim të punimeve të saj ka theksuar bashkimin dhe unifikimin e botës islame dhe ruajtjen e vigjilencës përballë komploteve përçarëse që thuren kundër vendeve islame.
Në deklaratën përfundimtare të konferencës së 30-të ndërkombëtare Uniteti Islam, e cila përfshin 27 pika, është theksuar se ruajtja e unitetit islam është e domosdoshme për tu përballur me rrjedhat dhe grupet takfiriste. Në këtë konferencë janë trajtuar tema si mendimet takfiriste, rezultati i mendimeve takfiriste dhe ndikimi i tyre në unitetin e myslimanëve, rreziqet e mendimeve takfiriste dhe ndikimi i tyre në çështjen palestineze, takfirizmi element që pengon realizimin e qëllimeve të ummetit islam për krijimin e një civilizimi të ri islam. Pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë analizuar veprimet e rrjedhave takfiriste dhe ndikimin e tyre në dobësimin e unitetit dhe bashkimit të myslimanëve, rritjen e armiqësisë ndaj sekteve të tjera islame, krijimi i përçarjes, në vrasjet dhe gjakderdhjen dhe kanë theksuar se rrjedhat takfiriste përbëjnë rrezikun më të madhe për myslimanët dhe për këtë të gjithë myslimanët duhet të ruajnë unitetin mes tyre dhe përballjen me rrjedhat dhe grupet takfiriste ta vendosin në krye të prioriteteve të tyre. Pjesëmarrësit e konferencën në deklaratën përfundimtare kanë theksuar se myslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të përballen me planet e reja kolonizuese dhe uzurpuese. Kjo deklaratë uron Irakun dhe Sirinë për suksese në luftën kundër terroristëve dhe shpreson se me vazhdimin e sakrificës së popujve të këtyre dy vendeve dhe me anë të mbështetjes së botës islame, në këto vende do të kthehet paqja, rendi dhe stabilitetit. Deklarata përfundimtare e konferencës Uniteti Islam, dënoi vrasjen e përditshme të njerëzve të pafajshëm në Jemen dhe nga organet dhe faktori ndërkombëtar kërkoi të marrë masa të menjëhershme për t’i dhënë fund agresionit kundër Jemenit. Konferenca e tridhjetë ndërkombëtare Uniteti Islam filloi punimet ditën e enjte në Teheran me praninë e qindra personaliteteve të shquara të botës islame nga më shumë se 60 vende të botës dhe përfundoi punimet dje me publikimin e një deklarate finale.