Iranit i shiten 15 avionë Boeing
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39049-iranit_i_shiten_15_avionë_boeing
Zv/ministri iranian i rrugëve dhe urbanistikës për çështjet ndërkombëtare njoftoi se në fazën e parë Amerika ka dhënë leje që Iranit t’i shiten 15 avionë të transportit civil Boeing.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Dhjetor 19, 2016 07:18 Europe/Tirane
  • Iranit i shiten 15 avionë Boeing

Zv/ministri iranian i rrugëve dhe urbanistikës për çështjet ndërkombëtare njoftoi se në fazën e parë Amerika ka dhënë leje që Iranit t’i shiten 15 avionë të transportit civil Boeing.

Asgar Fakharie Kashan i pranishëm në ekspozitën e parë ndërkombëtare të urbanistikës, transportit, rrugëve dhe industrive të varura prej tyre, e cila organizohet në Teheran, njoftoi kontratën për blerjen e 80 avionëve Boeing nga ana e Iranit dhe tha se zyra e thesarit në Amerikë ka dhënë leje për dërgimin e 15 avionëve në Iran ndërkohë që për 65 avionët e tjerë duhet një leje e dytë. Sa i përket kontratës së Iranit me kompaninë Airbus, z. Kashan tha; Në bazë të kësaj kontrate, kompania iraniane IranAir do të blejë 100 avionë, dorëzimi i të cilëve do të bëhet në tre faza. Sa i përket transferimit të teknologjisë së kompanive Boeing dhe Airbus në Iran, Kashani tha: Sipas kontratave, ekspertët iranianë do të angazhohen në prodhimin e pajisjeve për kompanitë prodhuese të avionëve Airbus në botë. Pas vënies në zbatim të marrëveshjes bërthamore, Irani ka arritur të nënshkruajë kontrata për blerjen e 118 avionëve Airbus dhe 100 avionë Boeing. Javën e kaluar në prani të përfaqësuesve të Boeing në Iran, u nënshkrua kontrata përfundimtare për blerjen e 80 avionëve të transportit civil nga kompania IranAir.