Amerika autorizon shitjen e 15 avionëve Boeing Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39079-amerika_autorizon_shitjen_e_15_avionëve_boeing_iranit
Zv/ministri i infrastrukturës dhe urbanistikës i Iranit, deklaroi se Amerika ka autorizuar që në fazën e parë kompania amerikan Boeing t’i shesë 15 avionë kompanisë iraniane Iran Air.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2016 16:28 Europe/Tirane
  • Amerika autorizon shitjen e 15 avionëve Boeing Iranit

Zv/ministri i infrastrukturës dhe urbanistikës i Iranit, deklaroi se Amerika ka autorizuar që në fazën e parë kompania amerikan Boeing t’i shesë 15 avionë kompanisë iraniane Iran Air.

Asgar Fahrie Kashan duke folur në panairin e parë ndërkombëtare të transportit, rrugëve dhe infrastrukturës, që organizohet në Teheran, deklaroi se Departamenti Amerikan i Thesarit pas dorëzimit të këtyre 15 avionëve, do të rinovojë autorizimin për shitjen e 65 avionëve të tjerë Boeing kompanisë më të madhe të transportit ajror të Iranit. Ai shtoi se është përfunduar gjithashtu kontrata mes kompanisë ajrore iraniane Homa dhe kompanisë evropiane Airbus për blerjen e 100 avionëve nga kompania iraniane. Z. Fahrie Kashan tha se sipas kësaj kontrate, tetë avionët e parë Airbus do t’i dorëzohen palës iraniane para fundit të vitit 2017. Irani ka nënshkruar kontrata për blerjen e 118 avionëve Airbus dhe të 100 avionëve Boieng për të modernizuar flotën e transportit civil ajror.