Irani ngushëllon familjet e viktimave të sulmit në Berlin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39223-irani_ngushëllon_familjet_e_viktimave_të_sulmit_në_berlin
Zëdhënësi i MPJI ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist kundër një tregu në Berlin, kryeqytet i Gjermanisë, ku mbetën të vrarë dhe të plagosur dhjetëra persona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 20, 2016 18:29 Europe/Tirane
  • Irani ngushëllon familjet e viktimave të sulmit në Berlin

Zëdhënësi i MPJI ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist kundër një tregu në Berlin, kryeqytet i Gjermanisë, ku mbetën të vrarë dhe të plagosur dhjetëra persona.

Z. Behram Kasemi, zëdhënës i MPJI duke i shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të këtij sulmi, ka thënë: Vendosmëria e Iranit për luftë kundër ekstremizmit dhe dhunës me qëllim çrrënjosjen e plotë të terrorizmit është serioze. Zëdhënësi i MPJI e ka konsideruar të domosdoshëm solidaritetin dhe unitetin e të gjithë popujve dhe qeverive të botës për luftë të pa kompromis kundër terrorizmit. Së paku 12 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur në një treg të krishtlindjeve, në qendër të Berlinit.