Irani do t’i qëndrojë pranë popullit boshnjak
(last modified Wed, 21 Dec 2016 07:33:07 GMT )
Dhjetor 21, 2016 08:33 Europe/Tirane
  • Irani do t’i qëndrojë pranë popullit boshnjak

Kryetari i qendrës për hulumtime strategjike në Asamblenë e përcaktimit të interesave të shtetit në Iran, vizitën e kryetarit të parlamentit të Bosnjës në Iran e ka cilësuar faktor të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ali Akbar Velajeti, në takim me Safet Softic tha se Irani dhe Bosnja kanë një historik të gjatë bashkëpunimi mes tyre dhe populli iranian në kushte tepër të djeshme i ka ardhur në ndihmë popullit dhe qeverisë së Bosnjës. Sa i përket pranisë së Amerikës në Evropë, z. Velajeti tha se vendosja e armatimeve ushtarake amerikane në Evropën lindore nuk është në interes të rajonit, pasi ato vënë në rrezik paqen e rajonit. Velajeti foli edhe mbi zhvillimet e rajonit dhe të Sirisë dhe tha se bashkëpunimi mes Iranit dhe Rusisë ka hapur një faqe të re të luftës kundër terrorizmit në rajon. Safet Softic, foli mbi vizitën e tij në Iran dhe tha se Irani në rajonin e Lindjes së Mesme të përfshirë nga kriza është boshti kryesor i stabilitetit dhe i luftës kundër terrorizmit. Ai me këtë rast shpresoi zgjerimin e bashkëpunimeve mes Iranit dhe Bosnjës në fusha të ndryshme.

Tags