Presidentët e Iranit dhe Armenisë kërkojnë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39313-presidentët_e_iranit_dhe_armenisë_kërkojnë_zgjerimin_e_marrëdhënieve_dypalëshe
Presidentët e Iranit dhe Armenisë gjatë takimit të zhvilluar sot në Erevan, diskutuan mbi rrugët e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe mbi çështje të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2016 16:35 Europe/Tirane
  • Presidentët e Iranit dhe Armenisë kërkojnë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidentët e Iranit dhe Armenisë gjatë takimit të zhvilluar sot në Erevan, diskutuan mbi rrugët e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe mbi çështje të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII dhe Serxh Sarkisian, president i Armenisë, në një deklaratë të përbashkët të publikuar sot në Erevan, duke shprehur kënaqësinë për nivelin e  lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve, theksuan se dy vendet kanë vullnet serioz për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Teheran-Erevan. Ruhani dhe Sarkisian theksuan rëndësinë e aktivitetit të komisionit të përbashkët ekonomik Iran-Armeni dhe nevojën e zbatimit më të shpejtë të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve në dhjetor 2015 në Armenisë dhe dhjetor 2016 në Teheran. Ndërkohë presidentët e Iranit dhe Armenisë nënshkruan marrëveshje të reja bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë, zhvillimit të infrastrukturës, energjetikës, transportit, telekomunikacionit, industrisë dhe minierave. Ruhani deh Sarkisian i konsideruan të rëndësishëm e të domosdoshëm bashkëpunimin ndërparlamentar mes dy vendeve dhe shprehën sigurinë se ky bashkëpunim do të ndikojë pozitivisht në rritjen e nivelit të marrëdhënieve Teheran-Erevan. Presidenti iranian vendosjen e paqes së qëndrueshme, stabilitetin dhe sigurisë afatgjatë në rajon, e konsideron si proces të pashmangshëm dhe shtoi se për zgjidhjen paqësore të konflikteve rajonale, është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal.