Presidenti i Republikës Islamike të Iranit arrin në Kazakistan
Mbrëmjen e së mërkurës, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë shkoi për një vizitë në Kazakistan.
Hasan Ruhani, është pritur nga Zhenis Kasimbejk ministër i investimeve dhe zhvillimit të Kazakistanit, si dhe nga ambasadori dhe punonjës të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Astana. Ceremonia zyrtare pritëse për presidentin e Republikës Islamike të Iranit do të organizohet sot nga Nursulltan Nazarbajev president i Kazakistanit. Prej mëngjesit të së mërkurës, presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani ka nisur turneun e tij në tre vendet fqinje të Iranit, d.m.th. Armeninë, Kazakistanin dhe Kirgizistanin. Gjatë qëndrimit në Armeni, presidenti Ruhani u takua me homologun e tij Serxh Sarkisian dhe kryeministrin Karen Karpatian me të cilët nënshkroi 5 dokumente bashkëpunimi kryesisht në fushën e turizmit, muzeut, sportit dhe çështjet kufitare.