Irani thekson dialogun ndërfetar për njohjen e Islamit në Evropë
Ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit në takim me ambasadoren e Suedisë në Teheran, deklaroi se dialogu ndërfetar ka rol të rëndësishëm për njohjen e islamit në Evropë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Reza Salehi Amiri, ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit, të mërkurën në takim me Helena Sangland, ambasadore e Suedisë në Teheran, pasi theksoi zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore dhe artistike mes të dy vendeve, shtoi se Suedia është një vend multietnik dhe ka një pozitë të mirë në fushën e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar. Salehi Amiri vuri në dukje shfaqjen e filmit kinematografik iranian "Muhamed Resulullah s.a.v.s." në disa vende dhe saktësoi se nëpërmjet artit dhe kinemasë, mund të prezantohet islami i vërtet në botë dhe të zhvillohen aktivitete të përbashkëta me njëri-tjetrin. Nga ana e saj, Helena Sangland, ambasadorja e Suedisë në Teheran, në këtë takim deklaroi se fushat për bashkëpunim të përbashkët kulturor mes Iranit dhe Suedisë janë të shumta dhe të dy vendet mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në fusha të ndryshme.